VIDEO/ Basha përjashton Nokën: Ish-deputet i PD, i ndihmuar nga njerëzit të dënuar si narkotrafikant në Britani

Lulzim Basha e ka cilësuar të rëndë aktin e thyerjes së derës së sallës së PD-së, duke deklaruar se u mundësia ka njerëz me precendentë penalë.
Partia Demokratike kallëzon penalisht personin i cili shkallmoi derën e sallës ku Sali Berisha u mblodh me Komisionin e Rithemelimit të PD dhe mbajti një konferencë për median.
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të PD mbeti për pak sekonda në korridorin e katit të dytë të PD-së pasi dera e sallës së konferencave ishte e kyçur.
Një nga mbështetësit e tij që PD e identifikon si Fatjon Dautaj, që e shoqëronte u orvat disa herë ta hapte duke e shtyrë por në pamundësi iu fut me shqelm dhe dera u hap.
Basha në konferencën per median tha se Dautaj ishte person ne kerkim nga autoritetet britanike
“Në vend që të shohim në pranga anëtarët e kabinetit pjesë e kësaj afere, dorëheqjen e kreut të qeverisë prej Sali Berishës e me ndihmën e Sali Berishës po merremi prapë me të. Nga dëshpërimi po zbrazet mbi dyert e korridoret e PD-së, I shoqëruar nga eksponentë të krimit të organizuar, si Fatjon Dautaj, narkotrafikanti i kërkuar nga agjencia kombëtare e krimit në Britaninë e Madhe. Në prani të familjarit të tij ish oficerit të policisë Dritan Berisha.
PD thotë se Dautaj është urdhëruar nga Flamur Noka. Për këtë Basha e ka shpallur si person “non-grata” Nokën, duke e cilësuar si ish-deputet i PD-së.
Partia Demokratike kallëzon penalisht Fatjon Dautin, personin që shoqëronte Sali Berishën dhe ndërmori akte dhune në selinë e Partisë Demokratike
Pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precedentë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike. “Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave”, thuhet në njoftimin e PD-së.