Video bëhet virale/ “Ku është topi”, ndeshja mes Përmetit dhe Labërisë pjesë e rrjeteve sociale

Videoja e ndeshjes së “cmendur” ndërmjet Përmetit dhe Labërisë bëhet virale në arenën ndërkombëtare. Edhe pse në një fushë futbolli, ndeshja e zhvilluar disa ditë më parë ngjante sikur fubtollistët po luan vaterlpolo.

Siç shihet dhe në video, futbollistët kanë luajtur në kushte të mjerueshme, pasi fusha është “pushtuar” nga uji dhe është thuajse e pamundur për t’u zhvilluar një ndeshje normale futbolli.

Ndeshja u luajt deri në minutën e fundit dhe u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të ekipit të Labërisë. Ndërsa arbitri nuk ka preferuar që sipas rregullores të ndërpresë ndeshjen për disa minuta, apo për ndonjë ditë tjetër.

Video e postuar e kësaj ndeshjeje të kategorisë se dytë është bërë virale dhe në botë. Ka qenë një prej faqeve më të njohura për sportin (veçanërisht futbollin) “433”, ka publikuar pamjet në rrjetun e tyre social Instagram.

“Fusha duket e mrekullueshme, le të luajmë!”, ironizon rrjeti social.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT