VIDEO/ Çfarë po ndodh në PD? Mbështetësit e Berishës të mbledhur poshtë selisë, Basha nxjerr njerëz të veshur me të zeza në tarracë

Nga çasti në çast pritet që Sali Berisha të shkojë në selinë blu bashkë me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit dhe mbështetësit e tij.
Ai paralajmëroi një konferencë për shtyp në orën 20:00, por rezultati i numërimit të votave të referendumit për shkarkimin e Bashës, e ka shtyrë si proces.
Për të pritur Berishën, kanë shkuar disa mbështetës të tij në selinë e PD, dhe kjo ka bërë që mbështetësit e Bashës, nga frika e një përplasje mes tyre të ngjiten në tarracën e godinës së selisë blu.