VIDEO/ Kadastra, Lame nxjerr hartat e grisura dhe lexon mesazhet shqetësuese të qytetarëve si kartolinë për Vitin e Ri: Ja çdo bëjmë në 2022

Kadastra Shqiptare ka uruar qytetarët për festat e fundvitit me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale.
Artan Lame, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në mesazhin e tij në videon e publikuar, shprehet se gjatë këtij viti 1 milion e 200 mijë qytetarë kanë marrë shërbim pranë këtyre zyrave.
Ndër të tjera Lame shprehet se viti 2022 do të jetë viti i digjitalizimit.
“Pas 23 vitesh luftë në zyrat e shtetit dhe gjykatat më në fund e mora dhe unë pronën time, aplikova tek Kadastra dhe përfundova regjistrimin e pronës”, lexon Lamë një koment në celular.
“Shyqyr që dikush e tha një fjalë të mirë në emër të atyre 1 milion e 200 mijë qytetarëve që morën shërbimin pranë zyrave të Kadastrës gjatë vitit 2021. Pikërisht për të përmirësuar edhe më tej shërbimin tonë viti 2022 do të jetë viti i digjitalizimit të gjithë kësaj gjëje (tregon disa letra). Gëzuar vitin 2022” tha ai ndër të tjera.