VIDEO/ Kryeperla e Kuvendit të Berishës, pasardhësja e Çerçiz Topullit vetëshpallet kandidatja e ardhshme për bashkinë

Perlat në Kuvendin e Sali Berishës duket se nuk kanë të sosur.
Pas fjalimeve të Evi Kokalarit, Flamur Nokës, Klevis Balliut, etj, në foltore është ngjitur një personazh tjetër epik që të kujton të ashtëquajturën “Shën Eleonora” të Selitës.
Në fjalën e saj, delegatja Enkelejda Muçi falënderoi ish-kryeministrin Berisha për këtë takim, ndërsa theksoi se tashmë ka ardhur koha e Partisë Demokratike.
“Unë jam mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit. Përshëndes zonjën Kokolari edhe pse nuk njihemi sepse tregoi se Gjirokastritët janë demokratë. Kam vendosur se nëse PD nuk e pranon kandidaturën time do të kandidoj si e pavarur. I kam thënë kryetarit të Bashkisë se do ta marr karrigen. Unë gjithashtu jam mbështetëse e thekur e Trump. Më vjen keq që në PD askush nuk e mbështeti presidentin Trump dhe për këtë kam bërë debat. Shpresoj që në zgjedhjet e 2024 PD të jetë mbështetëse e Trump sepse ishte i vetmi që donte të shkatërronte lidhjet e Soros për shkatërrimin e demokracive , jo vetëm në Shqipëri. Komunistët të vrasin me plumb, por tani të vrasin non-grata. E djathta botërore po sulmohet . Ta mbajnë PD si gjënë më të çmuar që na ka mbetur në jetë dhe ta shëndoshim me parimet konservatore sepse kjo është e vetmja mënyrë për të ardhmen e Shqipërisë dhe të rinjve që nuk duan të ikin”, ka thënë ajo.
Më poshtë po përcjellim një pasazh nga fjala e saj.