Video-Mesazhi në telefonat e delegatëve: SHBA nuk bashkëpunon me Berishën, pasoja me PD nëse…

Në telefonat e delegateve të PD-së të thirrur në Kuvendin e 11 dhjetorit nga ish-kryeministri Sali Berisha kanë mbërritur mesazhe për të bojkotuar kuvendin e sotëm në “Air Albania”.
Në mesazh shkruhej “SHBA nuk bashkëpunon me Berishën. Pasoja për PD-në nëse ndjek një të shpallur “non grata”.
Bashkë me mesazhin në celularin kanë pasur edhe një video mesazh ku jepet pikërisht apeli i lëshuar me anë të një videointerviste të dhënë nga zytari i lartë i DASH, Gabriel Escobar ku theksohet se SHBA nuk bashkëpunon me një kryetar të PD-së që është person non-grata.