VIDEO- Njeriu i Vitit/ Polici që parandaloi vr*sjen e dyfishtë edhe pse nuk ishte në shërbim

Janë të pakët në ditët e sotme ata persona që mund të cilësohen si heronj, edhe pse për sytë tanë janë të padukshëm. Por një ngjarje e ndodhur në 19 prill të këtij viti ka mbetur në memorien e shqiptarëve për aktin kurajoz të treguar.
Efektivi 29-vjeçar, Shkëlzen Tafa, atë ditë nuk ndodhej në shërbim, por rastësisht, sapo ka parë se në mes të rrugës po rrezikohej jeta e një çifti, burrit dhe gruas së tij shtatzënë, ka nxituar të ndërhyjë duke i nxjerrë armën për ta neutralizuar shoferin e një makine që po tentonte t’i merrte para me mjet.
Ky person, që po tentonte të përplaste me makinë çiftin, është Tualant Mekollari, një 39- vjeçar me precedent penal në fushën e lojërave të fatit dhe lëndëve narkotike, i cili sapo kishte dalë nga burgu.
Në videon e konfliktit në zonën e Yzberishtit në Tiranë pas një sherri për motive banale një nga personat tentoi të godasë me makinë çiftin e bashkëshortëve.
Në video shihet momenti kur shtetasi Taulant Mekollari, 39 vjeç, i jep gaz makinës dhe i afrohet mjetit të çiftit për ta përplasur. Po ashtu, në video dëgjohen edhe të qara dhe të bërtitura. Në këtë moment ka ndërhyrë një efektiv i forcave të Policisë, i cili ishte civil, por që ka arritur të neutralizojë autorin. Ngjarja ndodhi në 19 prill të këtij viti dhe bëri shumë bujë.
Tafa, i cili parandaloi një vrasje të dyfishtë në zonën e Yzberishtit u vlerësua nga drejtuesit e policisë së Shtetit. Veliu e konsideron si një veprim human atë që bëri polici, i cili edhe pse jashtë detyrës, arriti të neutralizojë autorin, që pas një konflikti, tentoi të shtypë me makinë një çift bashkëshortësh.
Tafa mund të cilësohet edhe si njeriu i vitit, me aktin e guximshëm e demonstruar, që edhe pse ishte jo në krye të detyrës, parandaloi një vrasje të dyfishtë.