VIDEO/ Rama jep lajmin e mirë për banorët e prekur nga tërmeti: Familjet në Fushë-Krujë hyjnë sot në banesat e reja

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale pamje nga momentet pas tërmetit të 26 nëntorit në 2019-ën, ku shumë familje u prekën pasi iu dëmtuan banesat dhe ngelën të pastrehë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se sot shumë familjeve të prekura në Fushë-Krujë do të futen sot në banesat e reja.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me kënaqësinë e punës së bërë në Fushë Krujë për kthimin e familjeve të prekura nga tërmeti në shtëpi të reja dhe më gëzimin e atyre që sot do të hapin dyert për të pritur mbarë Vitin e Ri, ju uroj një ditë të qetë?”, shkruan Rama.

Kujtojmë se prej disa ditësh kryeministri Rama është duke shpërndarë banesat e presonave të cilët janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, duke ua bërë kështu dhuratë për festat e fundvitit./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT