VIDEO/ Rama: Të thuash Lali ka Maybach e do marrë Kombinatin me Oligarkët, janë maskaralleqe

Kryeministri Edi Rama u tall edhe sot me lajmet që qarkulluan në disa portale se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka blerë një makinë luksoze të markës Maybach.

Nga lagjja e re “5 Maji”, ku u shpërndanë apartamentet e para për familjet e prekura nga tërmeti, Rama tha: “Jam shumë krenar se është edhe një përgjigje me vepra e gjithë atyre fjalëve dhe e gjithë atyre maskarallëqeve që janë thënë, të cilat për hir të së vërtetës, nuk është se ndryshojnë bindjen time, apo nuk është se ulin energjinë time, apo se e bëjnë më të vështirë punën time, por kanë stresuar kaq shumë njerëz, kanë futur në ankth kaq shumë familje, kanë ngatërruar kaq shumë fqinj me njëri – tjetrin, e kanë futur frikën tek komunitetet që nga Kombinati, ku çfarë nuk shpikën, deri te “5 Maji”, e që nga Tirana e deri në Kavajë, në Vorë, në Durrës, në Laç, Kurbin, Lezhë, e deri në Mirditë.

Jo shtëpitë nuk do të ndërtohen kurrë, jo do t’jua marrin tokat që të bëjnë vilat e tyre, jo do bëjnë pallate për vete dhe do i shesin, jo po ju’a prishin juve që t’jua japin oligarkëve. Një mizerabilitet në emër të politikës dhe në emër të luftës të pakuptimtë për pushtet, që për kaq shumë kohë e bëri këtë proces të vështirë për njerëzit. Edhe sot e kësaj dite, në këtë moment që flasim, në Kombinat mund të gjeni njerëz që mendojnë se natën do shkojnë oligarkët dhe do t’u marrin tokat, e pastaj do shkojë Lali Eri atje të ndërtojë vila bashkë me Maybach-un, edhe me Lamborginin”, tha Rama.

Edhe dje kryeministri Rama i cilësoi shpifje dhe gënjeshtra fund e krye lajmet se kryebashkiaku Veliaj ka blerë një makinë luksoze.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT