VIDEO/ Si u ekzekutua ish-efektivi i policisë Xhuliano Prela nga i dyshuari Brilant Martinaj

News 24 ka publikuar ditën e sotme pamjet e vrasjes së ish-efektivit të Policisë, Xhuliano Prela.

Sipas raportimeve të mëhershme ai dyshohet se u qëllua nga Brilant Martinaj, pas një konflikti të çastit. Ngjarja ndodhi në dhjetor të 2020.

Në videon e publikuar në media shihet se si mjeti i drejtuar nga Martinaj, e konfirmuar kjo nga policia, afrohet në një rrugicë dhe parkon. Më pas, shihet se si ai qëllon mbi ish-efektivin Prela, duke e lënë atë të vdekur.

Ndërkohë që pamja e plotë bllokohet nga një mjet tip “Trajler”, por ekspertët e policisë, thonë se kanë pasur pamje më të qartë dhe janë të bindur se autori është Brilant Martinaj, aktualisht i shpallur në kërkim nga policia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT