VIDEO/ Thirrja e vajzës së vogël të fermerit: Xhaxhi Edi Rama kur të blesh dhurata për Zahon mendo…

Përmbytjet e ndodhura nga reshjet e shiut ditët e fundit kanë shkaktuar jo pak pasoja te prodhimet e fermerëve.

Dëme të mëdha për fermerët e luleshtrydhes në Kafaraj të Njësisë Administrative, Frakull.

Për këtë arsye ata janë mbledhur sot për të protestuar, në autostradën Levan ?Tepelenë ,ku shtrihen serat e fshatrave që tokat bujqësore i kanë të kthyera në sera me prodhim te luleshtrydhes.

E veçantë ishte thirrja e një vajze të vogël të një prej fermerëve për kryeministrin. “Xhaxhi Edi Rama kur të shkosh t’i blesh djalit tënd Zahos dhuratë për Vitin e Ri mendo edhe për të gjithë fëmijët dhe baballarët që nuk kanë lekë të blejnë dhurata”,- thotë vogëlushja.

Pjesë e protestës kane qene edhe përfaqësues Sindikatës së  Bashkuar të Fermerëve, të cilët sot kishin takim me kryeministrin Rama ,i cili ua ka shtyrë për ditë tjetër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT