A do të ketë tjetër protestë? Paloka paralajmëron: Nëse vazhdojmë do të jetë ndryshe…

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Edi Paloka foli për protestën e 8 Janarit në selinë e PD
I pyetur nga gazetarja nëse do të ketë një protestë tjetër, ai paralajmëroi se nëse dyert do të jenë të blinduara atëherë do protesta do të jetë ndryshe.
“Nëse vazhdojmë protestën do jenë të ndryshme. Nese janë dyert e blinduara të jem u sinqerte. Goditën dyert e hekurit, nuk goditën njeri. Xhamat u thyen kur u mbytën njerëzit brenda. Ka vajtur Basha aty ku kishte gra. I kishte mbledhur gratë me urdhër, i ka marrë me zor dhe u tha me zor deri sat ë mbaroj kjo do fillojmë mbledhjen dhe vetë iku.
Por ata i la aty në sallë dhe vetë ikën. E para nëse s’do ishin dyert e blinduara nuk do kishim nevojë fare për ata skena. Nëse do hapeshin dyert do kërkohej që ata të largohen me xhentilezë.
Basha është hequr, nese ka një vulë mund ta çojë edhe shtëpi. Ai është i shkarkuar nga anëtarësia dhe këtë nuk e vendos dot askush, as policia dhe as Taulant Balla dhe as kryetari i KQZ” shkruan Paloka.