A duhet ta kërkojë Tirana shkëputjen nga Shkupi për negociatat? Eksperti Gjipali: Kemi dy vjet bllokim që nuk na takon ne

Ngecja e procesit të anëtarësimit të BE-së për një kohë të gjatë, e kjo për shkak të përplasjeve të forta mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ka qenë temë e diskutimit në emisionin “Breaking” në Top News.

Eksperti i njohur, Gledis Gjipali këtë ngrirje të procesit e komentoi se ajo vjen jo për shkak të mos plotësimit të kushteve nga Shqipëria, por edhe të faktit tjetër të situatës më të fundit në vendet e BE-së, gjë që ka rritur skepticizmin e Tiranës zyrtare.

“Shqipëria i ka bërë detyrat dhe është BE që ende nuk po mban premtimin e tij për të ecur me procesin, siç është hapja e bisedimeve, mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare. Kjo bën që të ketë më shumë skeptizicëm nga qeveria mjafton ta shohim programin e qeverisë që i kushton më pak vëmendje këtij procesi. Perspektiva është më pak e ftohtë dhe bën që vendet e BE-së të kanë më pak vëmendje perspektivën e zgjerimit. Kemi pothuajse dy vjet me një bllokim që nuk na takon ne”, tha Gjipali.

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për ndarjen e Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, ai i konsideron normale, pasi pezullimi i këtij procesi ka rritur skepticizmin e Shqipërisë dhe madje duhej kryer më herët.

“Deklaratat tregojnë një farë skepticizmi në rritje dhe është në normale, për shkak të disa vendeve dhe qëndrimeve, e vjen një reagim i kryeministrit e ministrave ndaj BE. E rëndësishme të kenë efekt, nuk besoj se kanë efekt negativ, sepse janë që qëndrojnë duke pasur parasysh retorikat nacionaliste në rajon. Franca ka më pak interes se është në proces zgjedhor, Gjermania do kohë që qeveria të marrë veten, vendet e tjera nuk kanë peshë. Kemi ulje të peshës së BE-së, e dobëson perspektivën e vendeve të rajonit në BE”, theksoi Gjipali.

Por a duhet të ndahen dy shtetet në vlerësimin final nga BE-ja, për Gjipalin ndoshta ka ardhur koha të ndodhë, dhe në këtë moment duhet ndjekur me kujdes procesi mes Shkupit e Sofjes, pasi kemi dy qeveri të reja.

“Mendoj se ka zhvillime, ku ndryshimi i qeverisë në Maqedoninë e Veriut, e atë në Bullgari, që kanë krijuar disa ura komunikimi, mund të bëjë zbutje të qëndrimit dhe tejkalimit të situatës, e mund të na zhbllokojë dhe ne ve. Edhe varianti i dytë është që edhe Rama e Bullgaria e kërkuar ndarjen me MV gjë që jemi të vonuar. Duhet të ishte vendosur data me Shqipërinë, nëse ngërçi me MV dhe Bullgarinë vazhdon pa afat. Do të ishte një cenim i rëndë i kredibilitetit të BE në rajon, nëse kjo vazhdon. Varianti më i mirë do të ishte zgjidhja e ngërçit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Të shohim nëse do të kemi një ndarje, të shohim nëse dy tre muajt e ardhshëm do të kemi zgjidhje të ngërçit. Konferenca e parë ka një hap, e pas të parës është i dyti, Konferenca e parë është plani i negociatave”, theksoi Gjipali.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT