Altin Goxhaj: Busti i Skënderbeut duhet të futet në protokollet e shtetit dhe në çdo ambient arsimor

Ditën e djeshme presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan vizitoi Shqipërinë për të përuruar pallatet e reja të rindërtuara në Laç pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Gjithashtu Erdogan mbajti edhe një fjalim në Kuvend, ku ndër të tjera e vuri theksin në luftën që Shqipëria duhet t’i shpallë organizatës FETO, që sipas tij po e helmon vendin tonë. Më pas axhenda u përmbyll me inagurimin e xhamisë Et’hem Beu në kryeqytet, pasi u rikonstruktua nga një kompani turke.
Mirëpo takimi i djeshm i Erdogan përkoi me datën e vdekjes së Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ky fakt ngjalli debate dhe diskutime se si kryeministri Rama e ftoi Erdoganin pikërisht në një ditë të tillë, ndërsa pati edhe nga ata që e cilësuan si fyerje ndaj figurës së tij. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe avokati Altin Goxhaj, i cili me anë të një analize të gjatë dhe të detajuar, i mëshon faktit se “busti i Skënderbeut duhet të futet në protokollet e shtetit në çdo ambient shtetëror dhe arsimor”.
Analiza e plotë e Goxhajt:
Që kur erdhi Erdogan në pushtet në Turqi, rifilloi Lufta Neotomane me hordhitë e Hamzallarëve Shqipfolës dhe mercenarëve të Greqisë dhe Serbisë kundër Skënderbeut dhe Identitetit tonë historik! Analizë dhe Apel i Levizja AntiSoros Për Shqipërinë: BUSTI I SKËNDERBEUT DUHET TË FUTET NË PROTOKOLLET E SHTETIT NË ÇDO AMBJENT SHTETËROR DHE ARSIMOR! Që askush të mos e mohojë më dot e le më ta përdhosë! Erdogan ka meritën e padiskutueshme që e ka bërë Turqinë një fuqi politiko-ekonomike-ushtarake me peshë në botë. Ai është një patriot i vërtetë turk dhe meriton të quhet Presidenti më i suksesshëm Turk që nga koha e Ataturkut. Por kjo s’ka rezultuar ndonjë të mirë të veçantë për shqiptarët! Përkundrazi! Neotomanizmi si ideologji gjeopolitike e një Turqie nostalgjike të Perandorisë Otomane ka ndikuar keq për çështjen dhe interesat e shqiptarëve! Nga një anë Neotomanizmi favorizon pozitat gjeopolitike serbe dhe sllave në rajon pasi i rikonsideron serbët në dimensionet e një ish-vendi pjesë e Perandorisë Otomane ndërkohë që rritja e ndikimin turk në Ballkan po i trajton shqiptarët si vasalë duke favorizuar për këtë qëllim lidershipin e korruptuar dhe antishqiptar të hamzallarëve shqipfolës që na sundojnë.
Erdogan qartas është një ndër sponsorët e hapur me influenca dhe vota të të gjithë hamzallarëve shqipfolës të Soros në Ballkan dhe pavarësisht të mospërputhjes ideologjike Soros Erdogan, qartas sekreti i kësaj koinçidence lidhet me përputhjen e maskarallëkut që përfaqëson ky lidership: antishqiptarë dhe shërbëtorë të tëhuajve kundlr shqiptarëve që po vënë në jetë Axhendën Serbo-Greke për Shpopullimin e Shqipërisë nga shqiptarët! Kujtojmë se pas gjithë eksodeve shpopulluese të shqiptarëve në Ballkan kanë qenë gjithmonë otomanët, grekët, serbët deh shpërnguljet e shqiptarëve ng Ballkani drejt Truqisë janë kryer gjthm në marëveshje midis Serbëve, Grekëve dhe dikur otomoanëve dhe më pas Turqisë! Por pjesa më negative e asaj që ka prodhuar Erdogan në Ballkan është ideologjia otomane e cila imponon një rivlerësim të historisë duke mbjellë urrejtje dhe përçmim absurd dhe mohues ndaj Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe gjithë identitetit tonë kombëtar historik duke shpikur identitete fetare në vend të atij unik kombëtar kur dihet shumë mirë se Kombi Shqiptar e bashkon historikisht gjuha, raca, territori dhe harmonia ndërfetare dhe jo një fe e vetme siç ndodh me fqinjët tanë! Kjo strategji turko-greke-serbe synon të na përçajë dhe të na kërkojë të identifikohemi me Lindjen dhe jo Perëndimin, me Turqinë dhe jo Europën duke favorizuar kështu interesat greke dhe serbe përfshirë si lojërat greke me konvertimet e detyruara ashtu edhe ato kriminale serbe për tu vetëshpallur si martirë europianë të krishterë kundër influencës islame!
Kjo politikë krejt spekulative që ndërtohet mbi mashtrime diabolike të mëdha antishqiptare por realizohet pikërisht nga mercenarët hamzallarë sorosianë shqipfolës, mercenarëve të fshehur të Greqisë dhe Serbisë të cilët kanë detyrë të mbështesin bashkarisht Axhendën Soros për zhbërjen e Shqipërisë dhe Shpopullimin e Shqipërisë nga shqiptarët! Por nuk ka qenë gjthm kështu! Madje asnjëherë në Turqinë moderne të Ataturkut! Turqia në 1923 nënshkroi Traktatin e Miqësisë së Përjetshme të Tueqisë me Shqipërinë! Duam të kujtojmë se para Erdogan, i gjithë lidershipi i Turqisë sdms pas 1990, nga Demirel, Çiller etj deri në 2003, luajtën një rol të jashtëzakonshëm në favor të ringritjes së Shqipërisë, pavarësisë së Kosovës, fuqizimit të faktorit shqiptar në rajon dhe qartas ishin në anën e shqiptarëve dhe identitetit historik shqiptar duke ndihmuar interesat tona në çdo hap madje dhe ushtarakisht si në krizën e 1997 dhe në çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbë! Kurrë Turqia nuk futi hundët në punët e brendshme të Shqipërisë dhe s’mbajti kurrë anë në politikën shqiptare e le më të ndërhynte në proçeset zgjedhore dhe fushatat e bandave politike në Shqipëri! Deri në 2003 kur Erdogan u bë Kryeministër i Turqisë!
Që atë vit, i gjithë networku turk në rajon i dirigjuar nga Stambolli filloi një proçes hap pas (në përshpejtim hapi) për të mbjellë farën e negativitetit absurd ndaj Skënderbeut duke përdorur 100% tezat serbe dhe greke tashme të sponsorizuara nga Turqia si shtet dhe politikë, duke krijuar skuadronet e qenve lehës kundër Skënderbeut gjë që s’ka ndodhur kurrë asnjëherë që prej 1912ës kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë nën Flamurin dhe simbolikat e Skënderbeut! Madje në dekorimin në Presidencë të Erdogan, Presidenti Bujar Nishanit në 2015, për ti plotësuar tekën e çuditshme Erdoganit, bëri aktin e shëmtuar dhe përdhosës që hoqi bustin e Skënderbeut nga salla e dekorimit i cili kishte qenë aty dhe kjo u provua në debatin politik të asaj kohe me videon pasqyruese të dekorimit të Presidentit Italian Napolitano! Por kjo nuk është tekë e as thjesht urrejtje patologjike e Erdoganit kundër Skënderbeut por një simbolikë turke për ti dhënë Erdogan hijen e pasardhësit të sulltanëve të Perandorisë Otomane ku ai e konsideron Skënderbeun me të njëjtat standarde si sulltanët e dikurshëm. Por ky është edhe një rivlerësim i raporteve të Shqipërisë me Turqinë duke e trajtuar si një territor otoman që duhet të kthejë orientimin gjeopolitik drejt Turqisë dhe jo Perëndimit pasi aty e ka vendin! Në fakt Skënderbeu si themeluesi i Identitetit Kombëtar Shqiptar është edhe guri i themelit i orientimit identitar europian të Shqiptarëve dhe duke rrëzuar Skënderbeun lehtësohet proçesi rrënimit të identitetit perëndimor të Shqiptarëve duke fuqizuar pa cak edhe rritjen e vasalitetin të Shqipërisë ndaj Portës së Re të Lartë!
Dhe për këtë në mënyrë krejt spekulative është përdorur edhe “influenca fetare” e cila në fakt rezulton krejt keqpërdorim pasi muslimanizmi shqiptar nuk ka epiqendër Stambollin apo Ankaranë siç nuk e ka asnjë vend me popullsi dhe institucione muslimane në botë! Kjo po ndodh veç në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni pra veç aty ku ka shqiptarë! Dhe qartas kuptohet që kjo ndodh për shkaqe krejt të pastra krejtësisht të influencës politike dhe aspak fetare! Kjo është edhe arsyeja pse ka lindur ky fenomen krejt i ri dhe absurd i sulmit ndaj Skënderbeut, hedhjes baltë mbi të, përqafimi dhe fuqizimi i tezave serbe dhe greke që Skënderbeu nuk është shqiptar, nuk përfaqëson shqiptarët, as identitetin dhe madje ridimensionohet si një figurë me karakter krejt fetar në shërbim të Vatikanit dhe jo identitetit kombëtar dhe historik të shqiptarëve. Ky spekulim absurd duke ngatarruar totalisht aleancat ushtarake dhe politike që determinonte lufta me pushtuesin otoman, është një strategji e ndyrë politike e cila bëhet pikërisht për të mbjellë dyshim, mosbesim, çvlerësim, dhe armiqësi ndaj Heroit Kombëtar tek besimtarët dhe shqiptarët e përkatësisë fetare muslimane dhe është kthyer pak e nga pak në një thagmë përçarjeje fetare dhe kombëtare dhe sponosorizohet 100% nga qarqet e Erdogan bashkë me ato serbe dhe greke pasi përputhen plotësisht në qëllime dhe rezultate! Madje është e paimagjinueshme kur sheh se si urrejtja e mbjellë dhe e kultivuar ndaj Skënderbeut shkon përtej duke sulmuar edhe Flamurin tonë kombëtar, më i bukuri në botë në çdo kuptim të fjalës, akuzohet në mënyrë djallëzore si një flamur ortodoks bizantin, si e si për të demontuar identitetin tonë kombëtar! Duhet kuptuar pra që lufta për mbrojtjen e Simbolit tonë Kombëtar dhe Identitar, Gjergj Kastriot Skënderbeut sot duhet të kthehet më shumë se kurrë si imperativ i kohës dhe duhet me domosdo që të kthehet në një çështje e sigurisë kombëtare me rëndësi (duke pasur parasysh edhe targetin që kanë qarqet fqinje antishqiptare) dhe kjo duhet zgjeruar edhe në legjislacionin shqiptar, në diplomaci, në arsim, kulturë dhe të vendoset si detyrim i fokusimit të protokolleve shtetërore dhe ceremoniale brenda dhe jashtë Shqipërisë!
Një ndër arsyet që Erdogan në mënyrën më arrogante dhe antiprotokollare nuk kishte përfshirë në takim zyrtar fare as Presidentin Ilir Meta (akt i pashembullt antidiplomatik) ishte pikërisht pashmangshmëria e fotove me bustin e Skënderbeut që dikur Nishani e zhduku nga salla kryesore e ceremonive të dekorimit. Ndërsa siç e patë Rama dhe Erdogan u kujdesën që të mungonte çdo lloj imazhi i Skënderbeut në sfond të Erdogan në ditëvdekjen e Skënderbeut (e cila u injorua si nga Rama, si Veliaj dhe po ashtu Lyli i tyre i Soros), ndërsa dihet që në mënyrë krejt të gabuar në Sallën e Parlamentit mungon busti i Skënderbeut, i cili duhet të vendoset me çdo kusht aty në qendër dhe të jetë prezent në çdo sallë ceremoniale shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë që çdo kush që pretendon se është mik i Shqiptarëve që ftohet në Shqipëri të tregojë që është mik i vërtetë duke mos u kompleksuar nga prania e Skënderbeut! Respekti ndaj figurës së Skënderbeut duhet të kthehet si kusht i respektit të sovranitetit të shqiptarëve dhe shteteve të tyre apo ku janë pjesë shtetformuese! Ndërsa në Kodin Penal dhe legjislacionin referues duhet të përfshihet ndëshkimi i çdo akti fyes dhe përdhosës i figurës së Skënderbeut! Kjo është e vetmja mënyrë që ne të mbrojmë Identitetin tonë kombëtar dhe sovranitetin!
Kjo duhet të jetë përgjithmonë politika jonë sovraniste! Kujtesë:
PROBLEMI NUK ËSHTË TURQIA POR ERDOGAN! NDËRHYRJA E TIJ E QARTË NË PUNËT E SHQIPËRISË DHE SHQIPTARËVE DUKE MBËSHTETUR HAPUR PARTITË E MAJTA!
Turqia e qeverisur nga Erdogan qartas ka sponsorizuar lidershipin majtist dhe për këtë balanca e influencimit partiak (ndërhyrje e pastër në punët e brendshme të Shqipërisë) është shfaqur në sprova të shëmtuara për të insistuar që Shqipëria të distancohet nga pozicioni i saj proamerikan në OKB ku qartas bënin dallim Qeveritë Berisha nga ato të Ramës: Qeveritë Berisha ka mbajtur anën e SHBAsë ndërsa ato të Ramës anën e Erdogan duke krijuar rekordet e vetme të votës shqiptare në OKB kundër SHBA! Po ashtu në Kosovë, një delegacion i VV komuniste të Soros, i kryesuar nga Albin Kurtit shkoi në 2020 para Zgjedhjeve Parlamentare deri në Ankara për të siguruar mbështetje elektorale në Kosovë direkt nga Erdogan ku ato të vetëquajtura vota turke u urdhëruan të mbushnin kutitë për VV duke shkelur qartas sovranitetin e Kosovës! P.s. Por s’mund të mohojmë që Erdogan ka të drejtë të shqetësohet për çështjen Gylen dhe gylenizmin për aq kohë sa ai e konsideron rrezik për sigurinë e vendit të tij. Por e çuditshmja është që miku i tij më i ngushtë, Edi Rama nuk bën asgjë.. sepse në thelb Rama është klysh i Soros dhe jo evlati i Padishahut, dhe Gylen dhe Soros janë i njëjti lloj, por edhe i njëjti bark! Ndaj dhe Erdogan ja toleron Ramës impotencën e tij sepse ai i duhet Sulltanit si Eunuk i prenotuar veç për e Nusen e Haremit të tij: SHQIPËRINË!