Artan Hoxha në: “21 janari” shënoi vdekjen politike të Berishës, i përfituar doli…

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka folur ditën e sotme për protestën e “21 janarit” në studion e “Zona Zero” në Top News.
11 vite më pas, familjarët e 4 viktimave janë ende në kërkim të drejtësisë.
Sipas Hoxhës, “21 janari” shënoi vdekjen politike të Sali Berishës dhe rrugën drejt pushtetit të Edi Ramës.
“Vdekja politike e Berishës ishte 21 janari, jo shpallja non-grata. Çfarë provash do? Kufoma në bulevard dhe trupa të derdhur në bulevard. Ajo ishte vija e demarkacionit, që zbriti Berishën nga pushteti dhe futi në pushtet Ramën.
Kush i pengon sot këto hetime. Ky shtet duhet t’i ngrinte nga dheu viktimat, e ka për detyrim moral ndaj të vrarëve. Ata shqiptarë të pafajshëm që u vranë ishin heronj. Rama erdhi në pushtet nga 21 janari.
Njeriu që përfitoi nga 21 janari sot është kryeministër. U premtua drejtësi , por ende nuk është zgjidhur.
Të vrarët e 21 janarit ishin me duar në xhepa. Protestuesit nuk ka diskutim që ishin të dhunshëm, kishin ardhur me atë qëllim. Megjithatë nuk ka shanse të jenë vrarë nga brenda tyre. Protestuesit kanë pasur çdo gjë tjetër përveç se armë zjarri. Policia u shpartallua,” tha Hoxha.