Bardhi sulmon “Shtëpinë e Lirisë”: Shtëpia NON GRATA! Berisha po kthen mbështetësit e tij në shtojcë të LSI-së

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reguar pas deklaratave të bëra të ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e sotme ku bëri me dije se Komisioni i Rithemelimit dhe LSI do të jenë bashkë në zgjedhjet e 6 Marsit nën logon “Shtëpia e Lirisë”.
Përmes një postimi Bardhi tha se logo e demokratëve është vetëm PD dhe se Sali Berisha është shtojcë në koalicionin non-grata.
Ai thekson se se nuk ka Shtëpi të Lirisë, por Berisha dhe LSI kanë krijuar shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA!
Sipas tij, në 6 mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur Non Grata logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD.
Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA!. Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së.
“Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën!