“Basha e di kush është Berisha dhe po mbrohet”/ Artan Hoxha zbulon pikat e dobta të “fortifikimit” të godinës së PD

Artan Hoxha e krahason konfliktin mes Bashës dhe Berishës për kontrollin e Partisë Demokratike me luftën që zhvillojnë bandat e krimit, që sipas tij e njohin mirë njëra tjetrën.

“Edhe Basha dhe Berisha e njohin mirë njëri-tjetrin dhe ashtu si ato bandat e krimit e njohin mirë njëri-tjetrin, por nuk i afrohen njëri-tjetrit. Basha e di shumë mirë se kush është Berisha dhe po mundohet që ta tërheqë te kalaja e vet”, tha Hoxha i ftuar në Politico në Top News këtë të premte.

Hoxha zbulon edhe pikat e dobta të godinës.

“Janë blinduar dyert e dritaret, por muret janë të dobta. A e vë në dyshim që në krahun tjetër mund të mos ketë një skenar për të gjetur pikat e dobëta të asaj godine dhe muret janë të dobta”, tha ai.

Sipas Hoxhës, vendosja e ndriçuesve tregon që Basha është përgatitur që rrethuesit të qëndrojnë gjatë.

“Më ka bërë përshtypje që sot janë vënë ndriçues dhe prozhektorë, që do të thotë që janë përgatitur që rrethuesit të qëndrojnë për orë të tëra dhe mbulimi me kamera i të gjithë perimterit për të dokumentuar çdo gjë”, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT