Basha nga selia blu: Për fat nuk pati gjakderdhje! Do e çoj deri në fund premtimin,kësaj i trembet trekëndëshi i Bermudës

Kreu i Partisë Demokratike ka dalë në një deklaratë për mediat, pak kohë pasi përpara Selisë blu foli për mediat ish-kryeministri Sali Berisha me anëtarë të Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit.

“Sot është një ditë bilanci, i të djeshmes tragjike për demokratët dhe të gjithë shqiptarët. Ndodhem këtu prej pa pushim që nga ngjarja bashkë me bashkëpunëtorët e mi, nuk mund të ndaj asgjë tjetër me demokratët përveçse trishtimit të thellë për atë që ka ndodhur dje.

Sot nuk është ditë për t’u krenuar apo qeshur siç bëri ai që ishte pak më parë. Nuk është ditë për të vallëzuar mbi rrënojat e dhunës…është një ditë për të përsëritur atë që kemi thënë prej kohësh, provat e të cilët janë përballë gjithë shqiptarëve. Qëllimi i vetëm i Berishës është që nëse PD nuk e merrte në mbrojtje, atëherë PD nuk meritonte të ekzistonte…,” tha Basha.

Basha tha ndër të tjera, se kjo është një betejë mes tranzicionit dhe të ardhmes, duke shtuar se fatmirwsisht nuk pati gjakderdhje

“Mbyllja e tranziscionit duhet të kalojë përmes provave të dhimbshme sic është kjo dhunë që eksiton Sali Berishën dhe Edi Ramën. Vendosmëria ime është e pa lëkundur, të qëndrojmë në këtë betejë për demokratët, të ndërtojmë edhe nga fillimi aty ku është e nevojshme. Të ndërtojmë dhe rindërtojmë aty ku pashallarët e tranzicionit kanë shkatërruar shpresat e shqiptarëve dhe tani trajtojnë qytetarët, vendin tonë dhe partitë politike si plaçkë që flakin tutje kur nuk i duhet. Ky mentalitet na ka bërë dëme të mëdha. Gjithçka të mirë që kemi e kemi nga politika e dinozaurëve të tranzicionit të cilëve po u vjen fundi. Teksa ata përpiqen të marrin kohë e vëmendje televizive në rrjete sociale me protagonizmin e tyre të shëmtuar. Të gënjejnë e të mashtrojnë, detyra ime e parë dhe e çdo demokrati është të bëjnë të kundërtën. Të ndërtojmë gjithçka duke u bzauar te hallet e problemet e shqiptarëve. T’i japim fund trancionit të tejzgjatur shqiptar. Kështu që kjo që shikoni këtu, nuk është thjesht një betejë mes një grupi huliganësh që Berisha i solli për të pushtuar shtëpinë e demokratëve, kjo është përshkallëzimi i një beteje mes tranzicionit dhe të ardhmes.

E vetmja gjë që i duhet shqiptarëve është normaliteti, që buron nga njerëz normal e politikës normale. Kemi shumë të tillë në PD, ka shumë të tillë në shoqërinë shqiptare dhe është qëllimi ynë t’i bëjmë pjesë e familjes tonë në këtë udhëtim. Nuk ka moment kontrasti për ta thënë atë se sa sot, këtu mbi rrënojat e dhunës e orkestruar nga një nga dinozaurët e tranzicionit.

Unë do e çoj deri në fund premtimin për ndryshim, që është ndalur nga masakra e 25 prillit. Kësaj i tremben personat e trekëndëshit e Bermudës. Ne duhet të ndërtojmë në këto gërmadha që kjo shpresë të rritet e të bëhet më e fortë dhe shqiptarët të përbuzin politikën e vjetër, dhunën, propagandën dhe pandëshkueshmërinë e politikanëve të pa korruptuar nga Edi Rama e kabineti i tij e të gjithëve atyre që kanë qeverisur këto 31 vite”, u shpreh Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT