“Basha u bë sot ministër i Brendshëm i Ramës”/ Berisha: Atyre që sot përdorën hunjtë u them se…

Në konferencën e zhvilluar për mediat pas protestës së sotme, Sali Berisha u shpreh se Basha u bë ministër i brendshëm i Ramës.
“Jemi në atë pikë që ky regjim po emëron edhe opozitën që do. De facto sot, Lulzim Basha zëvendësoi Cucin e familjes, u bë ministri i brendshëm i Edi Ramës në qëndrimin ndaj demokratëve. Ne i qëndrojmë plotësisht e me vendosmëri karakterin paqësor të protestës sonë.
Atyre që sot përdorën hunjtë kundër protestuesve paqësore, narkobanditëve me uniformë që përdorën dhunën u them: Keni kryer një krim të shëmtuar, kjo opozitë nuk mund të mposhtet dhe nuk mposhtet.
Është e vendosur pavarësisht nga mjetet që do përdorni, të përdorë gjithë fuqinë e saj për çmontimin e narkoshtetit. Shqipëria e tërë, me një program të caktuar do të jetë në protestë.” u shpreh Berisha.