“Bashën do e nxjerrim me pekule”/ Berisha: Çdo blind do i dërgohet Lulzim Bravës në shtëpi

Përpara protestës së thirrur ditën e nesërme nga ish Kryeministri Berisha, ky i fundit ka mbërritur vetë në selinë blu ditën e sotme, i shoqëruar nga anëtarë të Komisionit të Rithemelimit dhe mbështetës të PD-së.
Ndërsa u pyet se si do të nxjerrë jashtë selisë blu kreun e PD-së Lulzim Basha, nëse ky i fundit nuk do të pranojë, Berisha nuk ka mbajtur të qeshurën dhe tha: “Me pekule do e nxjerrim!”
I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë një afat të protestës që do të nisë ditën e nesërme në orën 12:00, Berisha u përgjigj: “Protesta nis në 12, realizon qëllimet dhe siç e kam theksuar ky revulocion paqësor nuk ndalet”
Çdo blind dhe do dërgohet Lulzim Bravës në shtëpinë e tij. Se ku do jetë peng Basha atë ditë është punë e tij, mercenarët duhet të dalin nga zyrat e Partisë Demokratike. Ndaj bunkerit do përdoren mjete teknike paqësore, Bashën do e nxjerrrim me pekule”, tha Berisha./Gazeta Shqip