“Berisha, mbreti i kaosit” / Sefa i Bashës e Spaho i Berishës përplasen në Politiko, deputeti: Të të vijë turp!

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa u përplas ashpër me deputetin Edmon Spaho në studion e Politiko në Top News.

Debati shpërtheu në lidhje me zgjedhjet e 6 marsit dhe mundësinë që PD të ruajë Bashkinë e Shkodrës.

“Ne nuk na shqetëson fare Berisha. Berisha e ka treguar në 1996 dhe shkodranët janë aq të zgjuar dhe ata nuk i bën dot për budallenj as Lulzim basha, as Sali Berisha dhe as Edi Rama. Edi Rama prap s’ka për ta marrë Shkodrën, se shkodranët janë të zgjuar dhe e dinë se çfarë do të thotë t’ja japësh një qeverie të krimit, vetëm nëse Sali Berisha për interes të vet, për të krijuar konflikt dhe krijuar përçarje, ja shërben Edi Ramës”, tha Sefa.

“Duhet të kesh turp që flet kështu për Sali Berishën, atë që udhëhoqi Partinë Demokratike për 23 vjet, që hoqi vizat me BE, që futi vendin në NATO, që themeloi PD”, iu përgjigj Edmond Spaho.

“Mos më trego turpin mua dhe hera e fundit që më drejtohesh me atë gjuhë. Kaq shumë të shqetësoi ty se thashë unë Berisha mbreti i kaosit? Hera e fundit që më drejtohesh mua me këtë gjuhë”, reagoi Sefa.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT