Berisha ngre në këmbë Pallatin e Sportit, fton shkodranët të mbajnë 1 minut heshtje për…

Sali Berisha është pritur me ovacione të shumta në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.
Në një Pallat të tejmbushur nga demokratët, Berisha e mori fjalën vetëm pas një ore nga aktiviteti i nisur me rastin e përvjetorit të 31-të të rrëzimit të bustit të Stalinit si dhe të themelimit të degës.
Pasi ka vlerësuar dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e shkodranëve, Berisha i ka ftuar që të mbajnë një minut heshtje në nder të ish-futbollistit të njohur të qytetit, Ramazan Rragami.
‘Sot Shkodra ndahet me njërin prej bijve të saj më të shquar, një superyll të futbollit të Shkodrës dhe Shqipëri, Ramazan Rragami. Prandaj të mbajmë 1 minutë heshtje për të. I përjetshëm kujtimi për të. Atdhetarit dhe qytetarit që u ndje përherë krenarë me Shkodrën dhe shkodranët e tij’, tha lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.