Berisha: Protesta ishte kundër qeverisë! Shkuam paqësisht, para meje u hodhën bomba shurdhuese

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur mbrëmjen e sotme se protesta e 8 Janarit ishte kundër qeverisë dhe jo kundër selisë së Partisë Demokratike. Ai u shpreh se protestuesit u nisën paqësisht për të nxjerrë nga godina Bashën dhe vrasësit që ishin brenda saj, por u sulmua nga njësitë paramilitare që kishte licensuar qeveria.

Ai tregoi se para tij u hodhën bomba shurdhuese, ndërsa shtoi se armët që përdornin personat brenda selisë, ishin të njëjta me ato që përdor policia, ndaj hodhi akuza kundër kryeministrit Rama, si personi që ka furnizuar këto njësi me armë.

“8 Janari dëshmoi se ishte një përballje e fuqishme e opozitës me qeverinë. Ne shkuam aty me qëllime paqësore për të hyrë në seli, për të nxjerrë jashtë selise vrasësit, banditët, pengmarrësit, për të cilët mediat kishin njoftuar dhe ne kishim informacion, dhe për të nxjerrë nga zyra butësisht deputetin Lulzim Basha. Këto të dyja ishin qëllimet. Çfarë gjetëm ne?

Edi rama zbatoi projektin “blind bis” të Kryeministrisë. Rama si manjak pas blindeve, këtu e ka zbatuar edhe më të plotë projektin. Këtu kishte lënë frengji me dyer të blinduara. Ky është projekt i zotit Rama. Nuk ka kryeministër që pranon që vreasësit dhe trafikantët të qëndrojnë në mes të Tiranës.

Pse them unë sihte qeveria? Ata dispoononin të gjitha mjetet që ka policia e ndërhyrjes së shpejt. Ata dispononin pistoletat neuroparalizante, bomba gazi, bomba shurdhuese, e hodhën para meje. Dispononin bomba tymuese, pluhura toksike që përdoren në zjarrfikëse. Aty kishim një njësi paramilitare të përbërë nga vrasës e trafikantë të licensuar nga qeveria”, tha Berisha në Euronews Albania.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT