Berisha thirrje deputetëve të Shkodrës: Hiqni dorë prej Lul Bravës, atë e pret vrima i miut

Sali Berisha në takimin që po mbahet në Shkodër i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë deputetë demokratë që nuk ishin prezent në takimin që po mbahet në Pallatin e Sportit.

Ai njëherësh “shkroi” dhe fatin e Bashës në këtë revolucion paqësor që ka nisur.

“U them deputetëve të Shkodrës bashkohuni një orë e më parë me qytetin tuaj, bashkohuni me vuajtjen sakrificës e tyre që ju votuan ju. Ndahuni nga Lulzim Basha se atë e pret vrima e miut, nga ky revolucioni paqësor i nis që askush nuk e ndal. Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik në Shqipëri. Ata që e mbështesin ata tallen me përçmim ndaj shqiptarëve, tallen me lirinë me vlerat e pluralizmit me vetë pluralizmit politik në Shqipëri. Ne do të zhvillojmë takime në çdo anë të Shqipërisë ne do të ndezim dritën e lirisë së shqiptarëve, në do të bëjmë çdo përpjekje që pasioni ynë të jetë liria dhe vetëm liria”, tha Berisha në fjalën e tij.

Deklarata nga Berisha

“Ky kryeministër mori peng njeriun që mbështetëm me të gjithë zemër dhe energjinë Lulzim Bravën. Unë shfrytëzoj këtë takim t’iu them shqiptarëve të ndalen dhe të mendojnë; A duhet pluralizmi në Shqipëri?

A është pluralizimi motori i demokracisë apo të pranojmë monizmin e shëmtuar? Ata që mendojnë se krahasimi nuk është i drejtë u them: Po çfarë mund të bëjë më shumë një narko-kryeministër sesa të rrethojë me policë selinë e PD dhe të sulmojë demokratët. Të pajisë bandën e tij me të gjitha mjetet e policisë dhe t’iu vërsulin demokratëve mercenarët se duan të hyjnë në shtëpinë e tyre. Nuk ka situatë të tillë në asnjë vend.
A mundet një shtet të servirë për opozitë njeriun që e rrethon me policë dhe kriminelë, njeriun që i mbyll dosje krimi. Kjo nuk mund të ndodhë veçse në Shqipëri. Ju bëj thirrje demokratëve që kanë mbështetjen më të vogël për Lulzim Bashën të heqin dorë prej tij, është turpi i dheut.

U them deputetëve të Shkodrës, bashkohuni me qytetin tuaj dhe sakrificën, vuajtjen, qëndresën, e atyre që iu votuan. Ndahuni nga Basha atë e pret vrima e miut nga ky revolucion. Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin. Ata që mbështesin Bashën ata tallen me përçmim ndaj shqiptarëve”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT