Berisha zyrtarizon 4 emrat për kryetarë bashkie në Lushnje

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka zyrtarizuar katër emrat që do të votohen nga anëtarësia e Partisë Demokratike për kandidat në zgjedhjet e 6 marsit.

Ajo që bie në sy është se në listën e këtyre emrave ndodhet edhe juristi Elton Bano, që gjithashtu është përfolur si kandidat i mundshëm që mund të dalë nga procesi paralel përzgjedhës i Lulzim Bashës.

Primaret për nxjerrjen e kandidatit, siç i ka quajtur Sali Berisha do të mbahen ditën e diel. Emrat që shkojnë në këtë votim janë Arben Zaimi, Euron Iliazi dhhe Endrit Qerimi.

Partia Demokratike zyrtare, pjesa e Lulzim Bashës nuk ka dalë ende me kandidat zyrtar për Lushnjen, ndërkohë që mbetet ende mister se si do t’i regjistrojë kandidatët Sali Berisha në këto zgjedhje, ku mundësitë janë dy, ose përmes regjistrimit si pjesë e një koalicioni opozitar me LSI-në brenda dhe pa pjesën zyrtare të PD-së, ose si të pavarur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT