“Ç’na polli belaja me këtë!”/ Meta i përgjigjet Bardhit: Ai ka të drejtë të takohet fshehurazi me kreun e shumicës, ndërsa ne..!

Presidenca i është përgjigjur menjëherë deklaratës së sekretarit të PD Gazment Bardhi. Ky i fundit sulmoi Metën për takimin me Taulant Ballën për caktimin e datës për zgjedhjet e pjesshme lokale, në 6 bashki që janë pa kryetarë.

“Ç’na polli belaja me këtë! Ai ka të drejtë të takohet fshehurazi dhe natën me kryetarin e shumicës në Kuvend, ndërsa ne nuk duhet ta takojmë ditën dhe me kamera.

Çudi e madhe”, shkruan Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Meta duke ngritur dyshime për një takim Rama-Basha në Kuvend.

Më herët, Bardhi tha se nuk kishte asnjë habi për takimin e Metës me Ballën, duke risjell në kujtesë trekëndëshin e Bermudës.

“Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave.

Sot ishte teatri i rradhës para kamerave”, shkroi në Twitter Gazment Bardhi. Nga PD ende nuk ka qëndrim zyrtar nëse do të futet në zgjedhjet e pjesshme apo jo./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT