Covid bën “kërdinë”, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve: Mos harroni maskat dhe vaksinat!

Ambasada e SHBA në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të respektojnë rregullat dhe masat e vendosura kundër Covid-19. Përmes një postimi në Facebook, ambasada këshillon qytetarët që tëë mbajnë maskat në vendet publike, pasi mbrojnë veten dhe të tjerët, si dhe të marrin dozën e vaksinës kundër korronavirusit.

“Ndërsa rastet e Covid-19 janë në rritje, ju lutemi mos harroni se maskat, vaksinat dhe dozat përforcuese janë mbrojtja më e mirë kundër Omicron. Kur mbani një maskë, ju ndihmoni të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19”, shkruhet në faqen e ambasadës së SHBA-së.

Kjo thirrje e ambasadës vjen në një kohë kur shifrat e infektimeve janë rritur ndjeshëm, pothuajse gjatë gjthë muajit Janar. Ditën e sotme në vendin tonë u regjistruan 2230 raste positive mee Covid dhe 5 humbje jete.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT