Dash Shehi tregon bisedën me Bashën pas 25 prillit: I thashë se burri tregohet edhe kur ikën

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi ka zbuluar komunikimin me Lulzim Bashën pas 25 prillit. Ai tha se 4 ditë pas zgjedhjeve i ka thënë se burrat tregohen edhe kur ikin.

“Absolutisht! Kemi diskutuar një herë 4 ditë pas zgjedhjeve i kam thënë idetë e mia që nuk i pëlqyen. Idetë e mia ishin të thjeshta. Ka ardhur dita siç burrat tregohen kur rrinë, burrat tregohen edhe kur ikin. Çdo njeri bën ciklin e vet politik, e tillë është politika me ulje, me ngritje. Ka momente që duhet të rrish, ka momente që duhet të largohesh. Fatkeqësisht ose nuk jam i zoti unë t’i shpjegoj gjërat mirë, nuk është se më dëgjojnë shumë, por realiteti është që po ndodh kjo që po ndodh”, tha Shehi për Ora News.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT