Demokratët e pritën me protesta, dhëndri i Berishës “kërcënon” Bashën: Meriton gazin helmues!

Kreu i PD-së Lulzim Basha është pritur sot me protesta nga mbështetësit e Berishës, gjatë takimit të tij me gratë demokrate. Ata e kanë qëlluar me vezë makinën e kryedemokratit, ndërsa  ky moment është shpërndarë nga deputetja e PD-së Albana Vokshi e cila thotë se demokratët do e ndjekin Bashën kudo me protesta.

“Kjo do e ndjekë Lulzim Bashën kudo që të shkojë!!!”, shkruan Vokshi krahas videos.

Ndërsa bie në sy komenti i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili thotë se Basha meriton gazin helmues që u hodhi demokratëve që u bënë copash që ia të bëhej kryeministër.

“Pengu i pazareve te Rames meriton gazin helmues qe i hodhi demokrateve qe u bene copash e u burgosen qe ai te behej kryeminister. Por pazarxhiu i shiti te gjithe. Nuk mund te dale e hajrit nje pune qe niset me skuthllek dhe shitet ne pazare”, shkruan ai.

Screenshot 13 23

Back to top button
LAJMET E FUNDIT