Demokratët nisen drejt Tiranës për protestë, Baçi: Nëse Basha nuk del nga zyra, ju garantoj se…

Anëtarë dhe simpatizantë të PD në Fier janë nisur ditën e sotme drejt Tiranës për protestën e thirrur nga ish kryeministri Berisha.

Ka qenë Luan Baçi ai i cili ka prirë demokratët e Fierit teksa ka patur edhe një thirrje për të gjithë demokratët e tjerë.

Teksa është shprehur se kjo protestë do të jetë e qetë, baçi ka treguar se është ftuar edhe Basha të jetë pjesë e saj.

“ Unë e kam ftuar personalisht Lulzim Bashën si deputet i PD për të marrë pjesë në këtë protestë” ka thënë Baçi teksa është shprehur se edhe në rast se Basha nuk do të na bashkohet ai ka zyrën e tij dhe nuk do na pengojë.

“Basha nuk është kryetar por deputet i PD, sot ose të bashkohet me ne ose të ikë nga zyra. Nëse nuk del nga zyra le të rrijë në zyrë bashkë me ne nuk ka problem fare. Të jetë deputet i thjeshtë aty.Ju garantoj se do shihni një masivitet të paparë sot në protestën e demokratëve para selisë së PD”, tha ai.

Drejt Tiranës janë nisur edhe demokratë nga Pogradeci, Devolli, Maliqi, Berati apo edhe Elbasani./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT