Denoncimi: Qumështi serb mbush tavolinat e shqiptarëve, po shitet sapuni për djathë

Sipërmarrësi dhe veterineri Ervin Resuli ka reaguar në lidhje me furnizimin e Shqipërisë me qumësht serb. Me anë të një fotoje të dërguar në faqen “Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit”, Resuli thekson se mbetet e pakuptueshme që një çisternë me qumësht serb arrin të vijë më lirë në tavolinat e shqiptarëve, ndërkohë që çmimet nga 1 janari janë rritur me 20% për produkte si soja, misri, elbi, jonxha dhe nafta.
Më tej Resuli i bën thirrje qeverisë për mbështetje me subvencione në nivele të barabarta me rajonin. Nga verifikimet e kryera, rezulton se kjo çisternë e bën prej shumë kohësh rrugën Serbi-Shqipëri.
Statusi i plotë:
Nuk e di se c’farë kërkon kjo cisternë qumështi rrugve të Shqipëris! Jam vërtet i shqetësuar pasi prodhuesit vendor, gjenden në një situatë ku: Soja 76 lekë /kg, Misri 43 lekë/kg, Elbi 46 lekë/kg, Jonxha 40 lekë/kg ose 1000-1200 lekë dëngu, Nafta 180 lekë/litri Nitrati,Ureja ,Farat për mbjellje u dyfishuan, falë Ministris së Financave u rritën dhe me 20% cmimet nga 1 Janari për këto produkte. Tani se kuptojë si ka mundësi që kesaj cisternës me qumësht, i del leverdia të niset nga Beogradi dhe mbërrin në tasin e fëmijëve tanë më lirë ? Fasoneri miq fasoneri,IPARD-i famshëm është investim për fasonerit që qumështi jonë të mos shitet dhe qumështin e Serbis ta kemi në tas, që molla e Korcës kanaleve dhe lëngjet e tyre në market nga Maqedonia, që patate Kuksit te kalbet dhe fastfood-et me patate Polonie. Pse propaganda MBZHR do akoma ta shes sapunin për djath, kur ata që e konsumojnë e din shumë mirë që qumështi në tas është Serb? Dy element duhen që blegtorët tanë të mos enden parcelave të Greqis dhe fëmijët tanë mos tē ushqehen me qumësht Serbie : 1-Zemër 2-Mbështetje me subvencione në nivele të barabarta me rajonin. (ps. foto ka mberritur në postën tonë nga konsumatorët në portalin e Shoqata Konsumatorit Shqiptar “Konsumatori dhe Prodhuesi Vendor Shqipëtar” pasi bëm verifikimet kjo cistern ka kohë që bën rrugën Serbi-Shqipëri )