Deputeti Këlliçi nxjerr videon: Shihni se çfarë po ndodh në selinë e PD!

Deputeti Belind Këlliçi ka nxjerrë videon në rrjetet sociale ku persona me kapuç heqin logot e FRPD.

“Demokratët nuk zgjedhin këtë të ardhme!

Me njerëz anonimë, me kapuç në kokë dhe vjedhurazi, sonte po hiqen dhe logot e FRPD nga hyrja e zyrave të Forumit Rinor.

Sido që të vendosen adezivët, askush nuk e zhbën dot sakrificën e qindra e mijëra të rinjve të FRPD në këto 8 vite opozitë. Do apo s’do pakica uzurpuese e selisë, FRPD ka qenë, është dhe do të jetë zemra dhe motorri i Partisë Demokratike.

Në 8 janar merr fund kjo marrëzi! Shihemi të gjithë aty, tek shtëpia jonë, tek selia e PD, të shtunën ora 12:00”, shkruan Këlliçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT