Deputeti socialist kërkon mbështetjen e “Kushtetueses” për shkarkimin e Ilir Metës: Presidenti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës

Deputeti socialist Arben Pëllumbi ka kërkuar mbështetjen e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
AI u shpreh në “Zona Zero” se Meta ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës, ndaj duhet të largohet nga posti që mban. Pëllumbi tha se Partia Socialiste nuk ka filluar ende diskutimet për emrin e Presidentit të ri, por do të nisë nga puna në rast se vendimi për Metën merret përpara prillit.
“Në 18 vijon gjykimi në Gjykatën Kushtetuese. Parlamenti e ka shkarkuar sepse mendojmë se ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Ne mendojnë që Kushtetuesja duhet të na mbështesë në këtë çështje. Nuk e dimë sa do të zgjasë, por në rast se vendimi i saj del para prillit dhe mbështet iden tonë ne do të nisim nga puna për procedurat për zgjedhjen e një presidenti të ri.
Thimi Samarxhi: A keni një emër?
Pëllumbi: Nuk e kemi filluar diskutimin e kësaj çështje.