Deri dje e kishte mik shtëpie dhe sponsor, sot Basha e akuzon biznesmenin për trafikant

Lulzim Basha ka nisur të artikulojë akuza të shumta edhe ndaj bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij të dikurshëm.
Një nga rastet më flagrante, është e biznesmenit Myftar Lumeshi, i cili deri dje ishte mik i afërt i familjes Basha, por sot gjendet nën breshërinë e akuzave të tij dhe Gazment Bardhit.
Për sa kohe ai financonte dhe shoqëronte Bashën, Lumeshi ishte një demokrat i nderuar, ndërsa sot meqë mbështet Berishën, krejt papritur ai del si kriminel, siç u akuzua në media nga Basha dhe klani i tij.
Për këtë gjë z.Lumeshi ka ngritur padi për shpifje në drejtim të Gazment Bardhit.
Më poshtë fotot, ku Lumeshi shfaqet me bashkëshorten e Lulzim Bashës, Aurela Basha dhe me vetë Bashën, në ambiente të ndryshme.