“Do dëgjohen me respekt”/ Rama: Mbi 50 mijë qytetarë janë përgjigjur për Këshillimin Kombëtar!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 50.686 është numri i qytetarëve që kanë plotësuar pyetësorin e nismës Këshillimi Kombëtar.

Ai shprehet se opinioni i qytetarëve do të dëgjohet me respekt, ndërsa i fton të gjithë që ta plotësojnë pyetësorin.

“Deri tani ➕ 50,686 numri i qytetarëve që kanë dhënë mendimin e tyre përmes platformës ëëë.keshillimikombetar.al apo kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë.

Me falenderimin dhe garancinë se opinioni juaj do të dëgjohet me respekt, ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin në pyetësorin #KëshillimiKombëtar”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT