“Do të kishim arkivole, nëse nuk…”/ Bejko: Të na nxirrnin kafkat aty? Këtë donte Berisha?

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Roland Bejko foli edhe njëherë për dhunën e ushtruar ditën e sotme në selinë blu nga mbështetësit e Sali Berishës.
Në News 24 Bejko u shpreh se ishte fat që shpëtoi pa jë thikë barkut. Ai akuzoi Berishën se u ka bërë lavazh truri demokratëve.
“Goditje mbrapa shpine por që dhëmbin më shumë kur shikon dhe atë që të gjuajtën ke ndarë bukën.
Sa parkova makinën u vonova, hyra deri në mes të sheshit kur më shajnë njerëz që nuk i njoh. Dikush më kapi prej xhakete dhe nuk më la të hyja në seli. Më vinin shkelma, grushta. Shyqyr që ishin gazetarët dhe shpëtuam pa një thikë barkut. Faji nuk është i tyre, por i Sali Berishës. U ka bëre lavazh trurit duke identifikuar Bashën dhe ne armiq të tyre. Sot Berisha e ka futur politikën në një fazë paramilitare.
Dhuna është e pafalshme si situata ku është futur PD-ja. Berisha ka pas planifikuar marrjen e PD-së me ccdo kusht. Berisha pas 9 shtatorit projektoi një puc institucional. Tentoi ta merrte në mënyrë institucionale partinë dhe kaloi në planin tjetër që ishte marrja e partisë me dhunë.
Nëse s’do kishte ndërhyrë policia do kishim arkivole. Çfarë donte Berisha? Që të na nxirrnin kafkat aty?,” tha Bejko.