“Doli që ishin njerëzit e tyre”/ Veliaj për tritolin tek shtëpia e Dukës: Janë gjëra që nuk ngjisin…

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se ai nuk ka lidhje me palën e tritolit duke iu referuar rastit të shpërthimit të portës së shtëpisë së kreut të FSHF-së Armand Duka në Durrës.

Sipas Veliajt, në këtë rast doli që në këtë ngjarje ishin të përfshirë njerëzit e Armand Dukës dhe se ai nuk bën pjesë tek raca e tritolit, makinave Maybah apo orave Rolex.

“Pala e tritolit nuk është e njëjta palë me mua. Ndërsa pala e foltores dhe e varesë janë e njëjta palë.

Pala e tritoli që doli që ishin njerëzit e tyre…

Kush më njeh e di, që me Maybah, e me tritol e me Rolex nuk është raca ime, nuk është tipi im, kush më njeh.

Këto janë gjëra që nuk ngjisin…”, theksoi Veliaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT