Dy qytetarë lidhen me pranga gati për t’u sakrifikuar për banesat e tyre

Ka përfunduar ditën e sotme aksioni i IKMT i nisur që në orët e para të mëngjesit për prishjen e shtëpive te “5 Maji” në Tiranë.

Bëjmë me dije se aksioni i sotëm është shoqëruar me përplasje mes qytetarëve dhe policisë pasi nuk duan të largohen nga pronat e tyre.

Ndërkohë që rezistenca e tyre ka vazhduar pasi nuk janë dakordësuar me bashkinë që shtëpitë t’iu prishen. Në një moment kur fadromat të cilat kishin për qëllim shembjen e banesave kanë mbërritur shumë pranë banesës së tyre, dy qytetarë i kanë vendosur prangat njëri-tjetrit brenda mureve të shtëpisë, për të kundërshtuar shembjen e shtëpisë, teksa janë shprehur të gatshëm të sakrifikoheshin për banesat e tyre.

Ato janë lidhur me pranga edhe me portën kryesore të shtëpisë./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT