E FUNDIT/ Fshehu 60 mijë euro kur ishte deputet, nisin hetimet për Myslim Murrizin

Fshehu 60 mijë euro në kohën kur ishte deputet, nisin hetimet për Myslim Murrizin
Kallëzimi për Murrizin nga Dr. e Krimit Ekonomik, nën akuzë për fshehje të ardhurash e pastrim parash
Sektori i krimit ekonomik në policinë e shtetit depozitoi në prokurori padinë kundër ish-deputetit demokrat. Kundër Murrizit janë ngritur dy akuza; fshehje e të ardhurave dhe pastrim parash.
Është analizuar veprimtaria dhe transaksionet e firmës në pronësi të ish-deputetit “Murrizi 2009”, nga ku ka rezultuar se janë fshehur 60 mijë euro, të cilat nuk i ka deklaruar në ILDKPKI në 2019./SHQIP