E FUNDIT/ Gjendet pothuajse i ngrirë trupi i një 22-vjeçari në Librazhd, detajet e para

Një shtetas maroken, rreth 22 vjeç është gjetur në gjendje hipotermie, pothuajse i ngrirë në Librazhd. Nga informacionet e para identiteti i tij, ende nuk është bërë me dije nga autoritetet policore. Paraprakisht dyshohet se i riu është gjetur nga banorët e zonës.

Ndër të tjera mësohet se i riu u gjet i ngrirë, por me shenja jete (gjendje hipotermie). Ai u gjet në oborrin e xhamisë së Dragostunjës.

Edhe pse gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rëndë për shkak të kushteve ekstreme të motit, i riu ja ka dalë të mbijetojë dhe autoritetet mjekësore kanë stabilizuar shëndetin e tij./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT