E FUNDIT/ SPAK kërkon 12 vite burg, Tahiri flet prerë: S’ka rrugë tjetër, do të..

Pas seancës së sotme në Apelin e GJKKO-së, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk foli gjatë për mediat.

Me pak fjalë ai u shprehse “pret vendimin”,që sipas seancës së sotme do të jepet më 4 shkurt në orën 13:00.

Tahiri doli nga Gjykata pas 1 orë e 30 minuta brenda. Ai akuzohet për favorizim të trafikut të drogës.

Në seancë, prokurorët e SPAK-ut këmbëngulën për deklarimin fajtor të Tahirit për akuza që e lidhin atë me trafikun e drogës dhe grup të strukturuar kriminal. Ata i kërkuan gjykatës dënimin me 12 vite burg.

E njëjta masë është kërkuar edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën. Ndërkohë, ish-ministri Tahiri kërkoi pafajësi. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK ka kërkuar 8 vite burg për ish-zyrtarët.

Por ish-ministri Tahiri tha se prokuroria nuk ka asnjë provë të re dhe se nuk ka asnjë lidhje me grupin e Habilajve.

“Ju kërkoj me përulësi, veproni me profesionalizëm të gjitha provat. Nëse do të bëni këtë gjë, unë do të jem i pafajshëm”, tha ai. Tahiri analizoi 4 episodet e tregtimit të narkotikëve në Itali, ndërsa shtoi se kishte kryer detyrën e tij si ministër. Avokati i tij Maksim Haxhiaj bëri një mbrojtje të detajuar për rastet e hetimit ndaj klientit të tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT