“E ka nisur me 1 kompani dhe tani ka 14”, Balliu: Edhe Bill Gates të jetë kunati i Bashës, është e pamundur…

Ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin ‘Zona Zero’ në Top News, Klevis Balliu.
Teksa ka qenë në studio për të komentuar protestën e 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, Balliu është shprehur se kunati i Bashës tregon lidhjen indirekte të Bashës dhe Edi Ramës.
Sipas Balliut në 4 vite, nga 1 kompani janë ngritur 14 kompani në emër të familjes së Lulzim Bashës.
Duke e krahasuar me Bill Gates, Klevis Balliu e ka quajtur të pamundur këtë rritje të konsiderueshme të kompanive në një kohë kaq të shkurtër.
“E ka nisur me 1 kompani dhe tani ka 14. Edhe Bill Gates të ishte ai s’mund të bënte 14 kompani në këto 4 vite.”– tha Klevis Balliu.
Ndër të tjera Balliu sërish ka përmendur portin e Durrës dhe tenderin që pritet të marr kunati I kreut aktual të PD-së Lulzim Basha.
“Pse nuk del kunati juaj, apo i imi apo i dikujt tjetër. Pse kush ia jep tenderin e portit të Durrësit?”- shtoi ndër të tjera Balliu./Gazeta Shqip