Ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador, gazetari zbulon dy motivet: Bosët nuk preken, ushtarët eliminohen

Gazetari Elton Qyno ka folur mbrëmjen e sotme për vrasjen e shqipatërve në Ekuador. Ai tha në “Open” se të gjitha vrasjet e shqiptarëve atje janë pa autor.
Qyno tha se vrasjet e shtetasve shqiptarë bëhen për dy motive kryesore: sasia e parave nuk shkon te i zoti, ose zhduket lënda narkotike, droga dhe më raportohet si e vjedhur. Për shqiptarin Ergys Dashi që u vra ditën e djeshme në Ekuador, Qyno tha se në Shqipëri njihet me pseudonimin “Pikja” dhe se kishte lidhje me persona të lartë.
Qyno: Të gjitha vrasjet e shqiptarëve në Ekuador janë pa autor. Çdo viktimë që regjistrohet atje është i pazbardhur. Janë rastet që përsëriten në mënyrë të përsosur dhe të saktë. Ergys Dashi njihet si Pikja, është nga Durrësi por bëntë jetë mes Durrësit e Tiranës. Njeri i besuar i Eldi Dizdarit, i arrestuar në Dubai, si pjesë e grupit kriminal të “Los Blanco-s” në Itali. Është një personazh tjetër që ka lidhje me Dashin dhe është një nga protagonistët kryesorë të trafikut të drogës në BE. Të gjithë e dinë aktivitetin e tij, por bosët nuk preken, preken vetëm ushtarët.
Ata kanë lidhje të forta me politikën, biznesin dhe lidhjet me njerëzit e drejtësië dhe shefat e komisiariateve. Ai nuk një personazh ushtar, por ai qëndron në një shtet dhe ndjek të gjithë ngarkesën që shkon në Holandë. Atje janë dy motive kryesore ose nuk ka shkuar sasia e parave dhe lënda narkotike është raportuar si e vjedhur. Nuk janë njerëz naïve, me ata duhet tërish striktë ose në të kundërt hyn në fuqi ligji i ekzekutimit.