Erdogan në Tiranë/ Buzhala: Erdhi sikur Vuçiç të vizitonte Kosovën ditën e masakrës së Reçakut

Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala, e ka konsideruar të qëllimtë vizitën e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan pikërisht ditën e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
I ftuar në emisionin Open në Top Channel, Buzhala theksoi se vizita e Erdogan ishte sikur presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç të vizitonte Kosovën disten e masakrës së Reçakut.
Buzhala: Erdogan erdhi më 17 janar, si me ardhë Vuçiç në Kosovë ditën e masakrës së Reçakut.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tij, Erdogan nënshkroi shtatë marrëveshje me vendin tonë, ndërsa mori pjesë edhe në ceremoninë e shpërndarjes së çelësave të banesave në Kurbin, të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që tronditi vendin dhe xhamisë së Et’hem Beut në Sheshin “Skënderbej”.