Erdogan NUK E TAKOI, Meta “HAKMERRET” me çlirimin e Krujës nga osmanët, homazhe edhe te varri i SKËNDERBEUT

Sot rrjetet sociale të presidentit Ilir Meta janë mbushur me postime për homazhe për Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Duket se ka një hatër-mbetje nga ana e presidentit, pasi është lënë jashtë nga agjenda e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ndodhet në Shqipëri, por që nuk do të ketë një takim me Metën.
Në mëngjes Meta postoi një video nga beteja për çlirimin e Krujës nga osmanët, ndërsa nuk është mjaftuar më kaq pasi më pas ka udhëtuar drejt Lezhës për të kryer homazhe në memorialin e Heroit Kombëtar.
“Kjo figurë kaq e madhe që dhe shekuj më pas shërbeu si frymëzimi kryesor i rilindjes sonë kombëtare, për të ngritur popullin shqiptar në luftën për liri, shtetformim dhe pavarësi. Është pikërisht Gjergj Kastriot Skënderbeu, që me luftën e tij do frymëzojë përherë shqiptarët”tha Meta gjatë fjalës së tij në një prononcim të shkurtër për media.
Jo vetëm Meta, por edhe shumë deputetë dhe figura të opozitës kanë bërë të njëjtën gjë, ndërsa disa kanë kritikuar hapur edhe përplasjen e datës së vizitës Erdogan në Shqipëri me 554 vjetorin e vdekjes së Skdënderbeut.