FakeNews në portale/ SPAK nuk ka kërkuar heqjen e mandatit për Mediun dhe Bllakon

“SPAK çon kërkesën për heqjen e mandatit të Fatmir Mediut dhe Alqi Bllakos“, lajmi i publikuar nga Panorama është fakenews.

Burime për gazetën Shqip në SPAK thanë se nuk ka asnjë kërkesë për heqjen e mandatit të dy deputetëve.

Kujtojmë se më 27 korrik 2021, gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e SPAK-ut, i cili kërkoi që ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu të rihetohej për çështjen e Gërdecit.

Gazeta Shqip kontaktoi me drejtuesit e SPAK dhe ata mohuan se kanë nisur kërkesë për heqjen e mandatit ndaj Fatmir Mediut.

Lëvizjes Socialiste për Integrim paditi në SPAK disa muaj më parë deputetin Alqi Bllako në lidhje me inceneratorin e Fierit. Vetë deputeti në një reagim të tij i hodhi poshtë akuzat e ardhura nga LSI.

Alqi Bllako u shpreh asokohe se nuk ka pasur asnjë rol në procedurat vendimmarrëse për dhënien e konçesionit.

Reagimi i i Alqi Bllakos

“Jam njohur nëpërmjet medias me padinë e tretë apo të katërt për të njëjtën çështje, e cila rihidhet në treg me qëllimin e vetëm për të prodhuar zhurmë.
Pavarësisht pozicionit që kam mbajtur si Sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mjedisit, ligji për konçensionet dhe partneritetin publik-privat i ka fare qartë të përcaktuara rolet dhe detyrat e çdo institucioni të përfshirë në proçes apo titullar/anëtar të komisioneve përkatëse.

Duke shprehur besimin se kolegët e çdo institucioni kanë zbatuar rigorozisht ligjin, deklaroj me përgjegjësi të plotë se kam patur zero rol në çdo proçedurë vendimmarrëse për dhënien e këtyre konçesioneve direkt apo indirekt. Në çdo rast, ju përket vetëm organeve të drejtësisë të përcaktojnë nëse ka ose jo shkelje; dhe nëse po, cilët janë personat përgjegjës.

Sa i përket atyre që vazhdojnë të hedhin në treg akuza të tilla, mendoj se vetingu i politikanëve do t’i jepte njëherë e përgjithmonë fund kësaj tallje publike”, tha Bllako asokohe.

Nuk dihet përse krijohen këto lajme apo interesat që kanë mediat duke goditur personazhe të caktuar. Por SPAK në reagimin e tij për gazetën Shqip e pohoi qartë se nuk ka kërkesë për heqjen e mandatit ndaj dy deputetëve./Gazeta Shqip

FakeNews në portale/ SPAK nuk ka kërkuar heqjen e mandatit për

Back to top button
LAJMET E FUNDIT