FOTO/ 13 cm çelik, i reziston çdo sulmi, “Mercedes-Maybach” që po shoqëron Erdoganin në vizitën në Shqipëri

Presidenti turk Erdogan është duke lëvizur me makinat e tij gjatë vizitës disa orëshe në Shqipëri. Para se ai të zbriste në Rinas, kanë mbërritur dy makinat luksoze të tipit “Mercedes-Maybach”  S600, version “Pullman Guard”, të cilat janë të blinduara dhe shoqërojnë liderin turk në të gjitha vizitat e tij brenda dhe jashtë vendit, raporton abcnews.al.

Makina është version më i avancuar i “Mercedesit” dhe kushton rreth 1.6 milion euro dhe përdoret po ashtu nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

FOTO/ 13 cm çelik, i reziston çdo sulmi, “Mercedes-Maybach” që po shoqëron Erdoganin në vizitën në Shqipëri

Makina, me të cilën udhëton Erdogani,  është e blinduar dhe rezistenente ndaj të gjitha sulmeve me armë zjarri. “Mercedesi” është i veshur nga një fletë çeliku 13 cm të trashë.

Po ashtu, makina në fjalë është e izoluar tërësisht nga ambienti i jashtëm me qëllim parandalimin e çdo sulmi me armë kimike apo biologjike.

FOTO/ 13 cm çelik, i reziston çdo sulmi, “Mercedes-Maybach” që po shoqëron Erdoganin në vizitën në Shqipëri

FOTO/ 13 cm çelik, i reziston çdo sulmi, “Mercedes-Maybach” që po shoqëron Erdoganin në vizitën në Shqipëri

Presidenca turke bleu tre makina të tilla dy vjet më parë duke shkaktuar reagime të shumta në vend për shkak të kostos së lartë.

Të njëjtat makina ai i mori edhe në vizitën e fundit që kreu në SHBA. / abcnews

Back to top button
LAJMET E FUNDIT