FOTO/ Kryemadhi sfidon hapur Metën në një kërcim, Presidenti me mendjen tek poezia

Ndërkohë që partitë po mobilizohen për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, kryetaraj e partisë së dytë opozitare më të madhe në vend LSI,Monika Kryemadhi ka qenë mjaft e heshtur në deklaratat e saj politike.

Nga ana tjetër në ‘Instagramin’ e saj, Kryemadhi ka postar një video të një çifti duke kërcyer dhe sfiduar njëri-tjetrin, ndërsa ka përmendur edhe presidentit (bashkëshorti të saj), Ilir Meta.

Nuk e dimë nëse Kryemadhi është duke sfiduar hapur bashkëshortin në një kërcim, por postimi ka sjellë disa reagime në rrjet.

Sjellim në vëmendje se vetëm dy ditë më parë Ilir Meta tha se mezi pret të heq kostumin e presidentin dhe të kthehet në politikën aktive. Teksa Kryemadhi e fton Metën në një kërcim sfidues, Presidenti shpërndanë në rrjetet sociale foto nga aktiviteti i tij në kohën e lirë, udhëtimet, ecjet në natyrë apo edhe poezinë në borë për Korçën./ Gazeta Shqip

FOTO/ Kryemadhi sfidon hapur Metën në një kërcim, Presidenti

Back to top button
LAJMET E FUNDIT