Frikë nga Berisha/ Basha e imiton dhe “zbret” në bazë, nesër mban takimin e parë në këtë qytet

Kryedemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë ditën e nesërme në orën 11:00 një takim me demokratët e Fierit.

Takimi i Bashës vjen pas vendimeve që mori ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, por edhe në një kohë kur PD është e përçarë për shkak të përplasjes mes tij dhe Sali Berishës.

Basha është akuzuar shpeshherë se është i shkëputur nga baza dhe ka humbur mbështetjen e anëtarëve të thjeshtë demokratë, por tashmë që zgjedhjet e pjesshme vendore janë më afër se kurrë, atij do t’i duhet t’i bëjë sërish bashkë demokratët, për të mos pësuar një tjetër humbje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT