Gazsjellësi TAP, Greqia synon t’i marrë Kosovën Shqipërisë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ndodhet për një vizitë zyrtare në Athinë, ku u prit nga homologu i saj grek, Nikos Dendias.

Agjenda e diskutimeve, sipas një postimi në rrjetet sociale të kryediplomatit grek ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik, tregtisë dhe kulturor, perspektiva europiane e Kosovës dhe zhvillimet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sa i takon bashkëpunimit në fushën ekonomik, një prej kërkesave të Greqisë ishte lidhja e Kosovës me gazsjellësin e TAP përmes një nyjeje degëzimi në tubacionin kryesor nga Greqia, për të kaluar më pas në Maqedoninë e Veriut dhe përfunduar në Kosovë.

Në këmbim të kësaj kërkese, sipas disa mediave greke, Athina mund të ofrojë deri në njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Por, njohja e Pavarësisë me këtë kusht mbërrin me një kosto të madhe për Shqipërinë. Prej kohësh ekziston projekt-ideja që Kosova të lidhet me gazsjellësin TAP përmes një nyjeje degëzimi në tubacionin kryesor të gazsjellësit që kalon edhe në Shqipëri.

Projekt-ideja mbetet prej vitesh si e tillë dhe nuk ka avancuar më tej, madje nuk ishte as në tryezën e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive të mbajtur në Elbasan vitin e kaluar. Në vend të kësaj, në tryezë u diskutua për ndërtimin e një hekurudhe që do të lidhë të dyja vendet dhe sigurojë akses Kosovës në portet shqiptare./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT